header bg

Gjykata e Qarkut Pejė

Historiku

Gjykata e Qarkut në Pejë, pas përfundimit të luftës në Kosovë ka filluar punën në 15 Shtator të vitit 1999. Fillimisht gjykata funksiononte me gjashtë gjyqtar,të emëruar nga Përfaqësuesi  Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara z. Bernard Kushner.

Gjatë kësaj periudhe nga stafi mbështetës  kanë qenë të angazhuar një referent dhe një sekretare juridike. 

Në fillim të vitit 2000 Gjykata e Qarkut në Pejë , vazhdon të funksionoj me gjyqtarët të emëruar me mandate kohore prej tre muaj, i cili mandat vazhdohej pas skadimit të afatit tre mujor.

Që nga fillimi i vitit 2000 fillon plotësimi dhe organizimi i strukturës së stafit mbështetës. Përzgjedhja e kandidatëve për pozita të punës në administratën e gjykatës është bërë në bazë të shpalljeve të publike.

Fillimisht sistemi gjyqësor si dhe kjo gjykatë administrohej në tërësi nga  administrata e UNMIK-ut, ndërsa pas themelimit të Ministrisë së Shërbimeve Publike të Kosovës, pjesa e stafit administrativ menaxhohej nga Departamenti i administratës gjyqësore të kësaj Ministrie, kurse pjesa e gjyqësorit vazhdoi edhe më tutje të administrohej nga Departamenti i drejtësisë në kuadër të administratës së UNMIK-ut.

Nga data kur është themeluar Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kjo Gjykatë si edhe gjykatat tjera në Kosovë, janë nën administrimin e këtij Këshilli, pjesa e gjyqësorit, ndërkaq pjesa e personelit dhe administratës menaxhohet nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. 

Sipas organogramit të përcaktuar nga Administrata e UNMIK-ut, që është ende në fuqi, në Gjykatën e Qarkut në Pejë, është caktuar që të punojnë 8 gjyqtarë, duke e përfshirë edhe kryetarin e gjykatës.

Në kuadër të kësaj gjykate nga fundi i vitit 2000 deri në vitin 2005 kohë pas kohe janë angazhuar edhe gjyqtarë të UNMIK-ut, por numri i tyre efektiv asnjëherë nuk ka qenë më shumë së dy.

Aktualisht në Gjykatën e Qarkut janë të emëruar 7 gjyqtar vendor duke përfshirë edhe kryetarin e gjykatës dhe 3 gjyqtar të EULEX-it.

Nga viti 2007 USAID-i e ka përfshirë Gjykatën e Qarkut në Pejë në Programin e gjykatave model. Tani organizimi i brendshëm dhe strukturimi i administratës duke përfshirë edhe menaxhimin e lëndëve nga pranimi i tyre në gjykatë deri të arkivimi i tyre është duke u realizuar sipas Programi i Gjykatave Model, i cili nga data 22.04.2010 është miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës si Program për të gjitha gjykatat që veprojnë brenda territorit të Kosovës.

Pyet gjykatësin

 

Anketë

 

Puna në Gjykatën e Qarkut në Pejë fillon në ora 8:00 deri në ora 16:00, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten,...

Lexo mė shumė
 
 
 
 
 

Adresa