header bg

Gjykata e Qarkut Pejė

Juridiksioni i Gjykatės sė Qarkut nė Pejė

Juridiksioni i Gjykatës së qarkut është përcaktuar sipas Ligjit mbi gjykatat e Rregullta të KSAK (Gazeta Zyrtare e KSAK nr. të vitit 1978.

Gjykata e Qarkut është kompetente që të vendos si gjykatë e shkallës së parë dhe si gjykatë e shkallës së dytë në çështjet si vijon: atë:

Në çështje civile

  • Gjykata e Qarkut është  kompetente që të gjykoj si gjykatë e shkallës së parë në kontestet juridiko civile në çështje martesore: për vërtetimin dhe kundërshtimin e atësisë e respektivisht amësisë, ekzistimin ose mosekzistimin e martesës mbi anulimin e martesës ose mbi shkurorëzimin, kontest mbi alimentacionin ligjor, kur vendoset bashkë me kontestin martesor, në kontestet nga e drejta e autorit si dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale,  mbi njohjen e vendimeve të gjykatave të huaja. Gjithashtu Gjykata e Qarkut është kompetente për vendosjen e konfliktit të kompetencë midis gjykatave Komunale brenda territorit të Gjykatës së qarkut, si dhe të kryejnë edhe punë tjera të caktuara me ligjin.
  • Gjykata e qarkut gjykojë në shkallë të dytë lidhur me ankesat kundër vendimeve të Gjykatave Komunale që veprojnë brenda territorit që e mbulon Gjykata e Qarkut në Pejë. 
  • Lëmia penale  
  • Gjykata e Qarkut janë kompetente që të vendosin si gjykatë e shkallës së parë për vepra penale të dënueshme më shumë së pesë vjet burgim ose burgim afatgjatë., të vendosë për veprat penale për të cilën me ligj është e paraparë të jetë në kompetencë e Gjykatës së Qarkut, , të zbatoj procedurën për transferimin e të pandehurit ose personit të dënuar brenda shtetit apo  nga shteti i huaj,  të jep ndihmë juridike ndërkombëtare në çështje penale duke përfshirë edhe pranimin e ekzistimit e aktgjykimit penale të huaj, të vendos për mosmarrëveshjen mbi kompetencat territoriale të Gjykatave Komunale në juridiksionin   e tyre territorial , dhe të drejtoj çështjet e tjera të parapara me ligj. Andaj ky është fushëveprim apo kompetencë e Gjykatave të Qarkut si në kontestet juridiko-civile ashtu edhe për veprat penale e tëra kjo i referohet Ligjit mbi rregullimin gjykatave të cituara më lartë si dhe Kodit  të Procedurës Penale të Kosovës . 
  • Gjykata e qarkut vendos në shkallë të dytë penale lidhur me ankesat kundër vendimeve të Gjykatave Komunale të shkallës së parë nga territori i Gjykatës së qarkut në Pejë.

Menaxhimi i të hyrave Gjyqësore etj. 

  • Menaxhimi i të Hyrave Gjyqësore bëhet në pajtueshmëri me dispozitat ligjore dhe udhëzimet e dhëna mbi procedurat e të Hyrave Gjyqësore. 
  • Menaxhimi i Transportit , efikasiteti dhe efektiviteti i shfrytëzimit të automjeteve zyrtare menaxhohet sipas udhëzimeve të dhëna mbi shfrytëzimin e automjeteve zyrtare.(Udhëzimi Administrativ nr. MSHP 2003/01A mbi përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës). 
  • Menaxhimi i pasurisë - , mjetet themelore janë pranuar dhe regjistruar sipas udhëzimeve të SKGJK- së. 
  • Listat e te ardhurave personale - në pajtueshmëri me dispozitat ligjore dhe udhëzimet e dhëna. 
  • Menaxhimi i mallit të konfiskuar – në pajtim me ligjin aplikativ të Kosovës(raste të tilla nuk kemi pasur). 
  • Depozitat gjyqësor – veprohet sipas Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit përkatësisht nenit 13 të këtij ligji.
Pyet gjykatësin

 

Anketë

 

Puna në Gjykatën e Qarkut në Pejë fillon në ora 8:00 deri në ora 16:00, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten,...

Lexo mė shumė
 
 
 
 
 

Adresa