Orari i punės nė gjykatė
- Puna në Gjykatën e Qarkut në Pejë fillon në ora 8:00 deri në ora 16:00, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, më një pushim dreke nga ora 12:00 deri në ora 13:00. Gjykata nuk punon ditëve të vikendeve dhe ditëve të festave, bazuar në orarin e festave shtetërore të caktuara me Ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Mirëpo përkundër kësaj, në gjykatë funksionon kujdestaria 24 orë në ditë, çdo ditë të javës.
- Organizimi i punës dhe funksionimit të gjykatës duke përfshirë ndarjen dhe menaxhimin e lëndëve, organizimin e kolegjeve, është rregulluar me Planin vjetor të punës për vitin 2010, që është miratuar nga Kolegjiumi i gjyqtarëve të Gjykatës së qarkut në Pejë më datën 31.12.2010.
Oraret e seancave në gjykatë:
- Oraret e seancave në gjykatë për secilin gjyqtarë gjenden të publikuara në tabelën e shpalljeve në gjykatë. Seancat janë të hapura për publikun, përveç rasteve të caktuara më ligj si të mbyllura për publikun. Seancat mbahen në sallat e gjykimeve, në mungesë të sallave të gjykimeve seancat mbahen edhe në zyrat e gjyqtarëve. Gjykata ka katër salla gjykimi me nga 20-30 ulëse për publikun.


