header bg

Gjykata Komunale Prizren

Pėr ne

Me formimin e Vilajetit të Prizrenit, qyteti i Prezrenit u shpall si qendër administrative e otomanisë turke, së bashku me Vilajetin e Shkupit dhe Shkodrës. Që në atë kohë, në vendin e quajtur Saraj në Prizren është formuar qeverisja lokale e udhëhequr me Valin e Prizrenit në kuadër të së cilës kanë qenë të përfshira Gjykata e Prizrenit, burgu i Prizrenit dhe xhandarmëria, e cila ka shërbyer si roje e organeve të lart-përmendura. Ndërtesa e xhandarmërisë akoma ekziston dhe është shëndrruar në internat të shkollës së mesme, përderisa ndërtesa e gjykatës dhe burgut janë shëndrruar në depo të fabrikës së barërave në Prizren.

Deri në vitin 1963, gjykata dhe burgu kanë qenë në ndërtesat e tyre yë mëhershme. Në vitin 1963, është inauguruar ndërtesa e tanishme e gjykatës dhe burgut. Në vitin 1946, menjëherë pas Luftës së dytë botërore, në Prizren është krujuar Gjykata e rrethit dhe ajo e qarkut e Prizrenit.

Gjykata e qarkut ka mbetur në vendin e quajtur Saraj, përderisa Gjykata e rrethit është vendosur në një shtëpi private, ku sot është ndërtuar Hotel Theranda. Punën në këtë ndërtesë e ka vazhduar deri në vitin 1963, kur edhe është zhvendosur nga ai lokacion në këtë të tanishmin.

Emrin Gjykatë e rrethit e ka patur deri më 1 janar të vitit 1960, nga kur ka filluar të emërohet Gjykata komunale e Prizrenit.

Në mes të viteve 1950 – 1965, Kryetar i gjykatës ka qenë Saip Cernovershani. Nga maji I vitit 1966, pas vdekjes së kryetarit të deriatëhershëm, në këtë pozitë është emëruar Nik Lumezi.

Deri në vitin 1999, gjykata funksionoi si gjykatë e rregullt. Më 28 maj 1991 forcat e dhunshme të shtetit serb pushuan nga puna kryetarin e atëhershëm, së bashku me një numër të konsiderueshëm të gjyqtarve dhe personelin administrative.

Pas ngjarjeve të vitit 1999, në janar të vitit 2000, filloi puna e rregullt e Gjykatës komunale në Prizren dhe kryetare e gjykatës u zgjodh Besa Krajku, e cila akoma e ushtron këtë funksion. Aktualisht në gjykatë punojnë 12 gjyqtar.

Pyet gjykatësin

 

Anketë

 

Puna në Gjykatën Komunale në Prizren fillon në 8:00 deri në ora 16:00, çdo ditë punë nga e hëna deri të premten, me...

Lexo mė shumė
 
 
 
 
 

Adresa